• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 29 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Kosova edhe përballja me sulmet kibernetike

J G nga J G
21 October 2021
në Kosovë
0 0
0
Kosova edhe përballja me sulmet kibernetike
0
SHPERNDARJE
38
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra për vëzhgimin e rrjetit kompjuterik shtetëror që funksionon në kuadër të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, mirëmban infrastrukturën e rrjetit shtetëror për tërë Kosovën.

Zyrtarë të kësaj agjencie që vepron në kuadër të ministrisë së Punëve të Brendshme thonë se Kosova sikurse vendet e tjera të botës, përballet me sulme kibernetike, posaçërisht në fushën e komunikimeve elektronike.

Kujtim Gashi, që udhëheq Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit thotë se përpjekje për sulme kibernetike bëhen kryesisht nga vendet që janë kundër pavarësisë së Kosovës.

“Në të kaluarën duhet ta themi se kemi pasur në rrethana të caktuara, në periudha të caktuara, kemi pasur tendencë për sulme nga shteti serb, nga Kina, Rusia dhe sidomos shtetet e këtij blloku që në një farë forme ndoshta konsiderohen edhe relacionet politike jo shumë të qëndrueshme që kemi me ta dhe mund të jetë ndoshta si provokim apo përpjekje për të vështirësuar funksionimin normal të institucioneve të vendit dhe komunikimeve elektronike. Mirëpo, fatmirësisht deri më tani të gjitha këto përpjekje nuk kanë rezultuar me pasoja dhe dëme për institucionet e vendit”, tha Gashi.

Gashi thotë se institucionet e vendit kanë bashkëpunim të ngushtë me institucionet ndërkombëtare në fushën e shkëmbimit të të dhënave dhe informacioneve në raste të rrezikut të mundshëm nga sulmet kibernetike.

“Kemi një bashkëpunim të ngushtë në veçanti me ambasadën amerikane dhe ekspertët e sigurisë kibernetike të cilët ofrohen në mbështetje dhe asistencë në të gjitha rastet kur ne shohim se kemi sfida ose vështirësi e sidomos në rastet kur vijnë informacionet paraprake bashkëpunuese si preventivë dhe parandalim për një sulm eventual që mund të shfaqet në institucionet e vendit”, tha ai.

Policia e Kosovës në një përgjigje për Zërin e Amerikës thotë se gjatë vitit 2020 në këtë institucion janë paraqitur 52 raste të ndryshme që lidhen me krimet kibernetike, një rritje kjo krahasim me dy vite paraprake. Policia thotë se trajton raste të ndryshme ku ankues janë individë por edhe institucione apo biznese.

Muajve të fundit shumë shtete në botë janë përballur me sulme të ndryshme kibernetike, ku janë sulmuar sisteme kyçe të infrastrukturës.

Ekspertë të fushës së sigurisë kibernetike thonë se Kosova aktualisht nuk e ka industrinë e zhvilluar dhe rrjedhimisht është e mbrojtur nga sulmet kibernetike në këtë fushë.

Tanzer Abazi që merret me fushën e sigurisë kibernetike thotë se me digjitalizimin e shërbimeve shtohen edhe kërcënimet ndaj sigurisë në këtë fushë.

“Ne po shkojmë drejt digjitalizimi të çdo shërbimi, çdo send, çdo e dhënë digjitale veç është e cenueshme, e cenueshme nuk po e them që është e hakueshme por është e cenueshme ndaj sulmeve kibernetike sepse është e qasshme për çdo qytetar në botë, për indianin, për kinezin, për gjermanin, për francezin gjithë këta kanë qasje në atë platformë për të parë, momentin që e shohin ata tentojnë të gjejnë dobësi dhe është e cenueshme. Andaj kjo do të shkojë vetëm duke u rritur”, tha ai.

Ekspertët thonë se institucionet e vendit investojnë dukshëm në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë në fushën e teknologjisë por sipas tyre sfidë mbeten burimet njerëzore.

“Ne po flasim për institucione që përpunojë të dhëna për 2 milionë qytetarë dhe përgjegjësia është më e madhe dhe siguria duhet të jetë më e madhe krahasuar me sektorin privat dhe bizneset që ata e kanë një klientelë dhe duhet me përpunu të dhënat për bashkëpunëtorët e vet. Normal që institucionet e kanë këtë sfidë dhe stafi që merret me këtë punë dhe sfida e ardhshme e institucioneve është që nuk janë të stimuluar mirë, sa i përket pagave dhe në raport me konkurueshmërinë apo sektorin privat”, tha ai.

Abazi thotë se edhe sektori privat në Kosovë përballet me sulme kibernetike ndërsa ngreh shqetësimin për mungesë të ndërgjegjësimit për rëndësinë e sigurisë kibernetike.

“Sfidat që më së shumti bizneset po i hasin sot ka të bëjë me Ransomëare, është një lloj i virusit që i inkripton të dhënat e biznesit dhe ja pamundëson qasjen në ato dhëna që t’i kthej mbrapsht. Në këmbim të saj, ajo lyp shantazh që t’i me pagu dhe nuk të garanton që t’i kthen të dhënat sepse është e vështirë të gjendet ai që e krijon, krimineli këtë farë pune, pra nuk ka rrugë që kthehesh mbrapa dhe e gjen kush është edhe kjo sfidë ka bërë që shumë prej bizneseve në Kosovë për shkak të mos vetëdijesimit në siguri dhe mos investimi në këto tema me ra pre e këtij lloji të sulmit kibernetik e që më pas i ka vetëdijesuar”, tha ai.

Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se pandemia COVID-19 ka bërë që shumë institucione dhe biznese në Kosovë të kalojnë në sistemin digjital të shërbimeve e rrjedhimisht kjo ka rritur edhe interesimin e hakerëve për sulme kibernetike.

Tags: Agjencia e Shoqërisë së InformacionitKibernetikaKujtim Gashi
Postimi i mëparshëm

Kandidates për asamble të Nismes për Prishtinë nuk i rezulton as vota e saj në FRK

Postimi tjetër

Krasniqi: Kam folur edhe gjatë fushatës zgjedhore me Thaçin e Veselin

Të ngjajshme Postime

Detajet e prokurorisë: Kush është Millosh Steviq që u arrestua për presion ndaj votuesve në Graçanicë?
Kosovë

Detajet e prokurorisë: Kush është Millosh Steviq që u arrestua për presion ndaj votuesve në Graçanicë?

28 December 2025
Prokurorja Laura Pula: Në terren janë prokurorët për të garantuar një ditë votimi të qetë
Kosovë

Prokurorja Laura Pula: Në terren janë prokurorët për të garantuar një ditë votimi të qetë

28 December 2025
Hargreaves në KQZ: Uroj një demonstrim të suksesshëm të demokracisë
Kosovë

Hargreaves në KQZ: Uroj një demonstrim të suksesshëm të demokracisë

28 December 2025
Astronomja kosovare Pranvera Hyseni kap pamje spektakolare të Hënës nga teleskopi i NASA-s
Kosovë

Astronomja kosovare Pranvera Hyseni kap pamje spektakolare të Hënës nga teleskopi i NASA-s

26 December 2025
Përditësohen të dhënat, kaq po zgjasin pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë
Kosovë

Përditësohen të dhënat, kaq po zgjasin pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

26 December 2025
“A ju dhimt krimineli?”, Vasfije Krasniqi Goodman pas dënimit me 10 vjet burgim për Trajkovi
Kosovë

“A ju dhimt krimineli?”, Vasfije Krasniqi Goodman pas dënimit me 10 vjet burgim për Trajkovi

26 December 2025
Postimi tjetër
Krasniqi: Lëvizja Vetëvendosje nuk ka kandidatë të kualifikuar për komunat e Kosovës

Krasniqi: Kam folur edhe gjatë fushatës zgjedhore me Thaçin e Veselin

Lajmet e fundit

Exit Poll-i i Albanian Post: Këto janë rezultatet

Exit Poll-i i Albanian Post: Këto janë rezultatet

28 December 2025
Exit Polli i PIPOS – VV 44.1%, PDK 23.9%, LDK 16.1%, AAK 5.8%

Exit Polli i PIPOS – VV 44.1%, PDK 23.9%, LDK 16.1%, AAK 5.8%

28 December 2025
Exit Poll-i i UBO Consulting: LVV kalon mbi 45%, PDK e LDK renditen pas saj

Exit Poll-i i UBO Consulting: LVV kalon mbi 45%, PDK e LDK renditen pas saj

28 December 2025
Më shumë se 100 dashnorë, 4 tentativa vetëvrasjeje dhe një jetë plot skandale: 30 fakte për Brigitte Bardot

Më shumë se 100 dashnorë, 4 tentativa vetëvrasjeje dhe një jetë plot skandale: 30 fakte për Brigitte Bardot

28 December 2025
Trump uron Tajlandën dhe Kamboxhian për armëpushimin: “Ne jemi OKB-ja e vërtetë”

Trump uron Tajlandën dhe Kamboxhian për armëpushimin: “Ne jemi OKB-ja e vërtetë”

28 December 2025
Detajet e prokurorisë: Kush është Millosh Steviq që u arrestua për presion ndaj votuesve në Graçanicë?

Detajet e prokurorisë: Kush është Millosh Steviq që u arrestua për presion ndaj votuesve në Graçanicë?

28 December 2025
Shkurte Haxhiu akoma e revoltuar nga Big Brother: Ishte një padrejtësi e madhe për mua

Shkurte Haxhiu akoma e revoltuar nga Big Brother: Ishte një padrejtësi e madhe për mua

28 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu