Lejla Rama – Gashi kandidate për asamble në komunën e Prishtinës nga NISMA ka bërë të ditur përmes një postimi se në FRK nuk ka figuruar as vota e saj që e ka vënë për vetën, përcjell InLajmi.
Rama-Gashi ka thënë se gjatë procesit të zgjedhjeve të dielën ka pasur shumë parregullsi.

Ajo gjithashtu ka thënë se do të ngrit zërin për votën e saj, si edhe për votat e tjera.
Postimi i plotë i saj:
Të dashur familjarë, miq e dashamirë,
Fillimisht dua të ju falenderoj për besimin e dhënë në zgjedhjet e së dielës, duke ju uruar shëndet dhe mbarësi.
Procesi zgjedhor i së dielës lë shumë për të dëshiruar, duke ditur se parregullësitë kanë dominuar në shumë prej vendvotimeve në Prishtinë, e një prej shembujve është vendvotimi im, që unë si kandidate kam votuar vetën, ndërsa në FRK kam rezultuar me asnjë votë.
Unë do të ngris zërin për votën time, dhe për votat e tjera që ju mi keni besuar, duke u zotuar se deri në fund do të luftoj ligjërisht përmes ankesave që vullneti juaj të zbatohet deri në fund.
Ju faleminderit! /InLajmi/





















