Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ndryshimet për drejtësi me partneritet me SHBA-të dhe BE-në, duhet të jenë të vazhdueshme dhe institucionale, përcjell InLajmi.
Ai ka shkruar se sistemi i drejtësisë duhet të fuqizohet përmes reformës dhe jo me shkarje për emërimet politike.
Postimi i plotë i tij:
Reforma në drejtësi duhet të jetë e vazhdueshme dhe institucionale, në partneritet me SHBA dhe BE. Sistemi i drejtësisë është vlerë universale dhe çdo tendencë për shfrytëzim të të njëjtit për përfitime të brendshme partiake nuk duhet të tolerohet. Sistemi i drejtësisë duhet të fuqizohet përmes reformës por jo me shkarje për emërime politike./InLajmi/