PZAP ka dënuar me 600 euro gjobë Iniciativën Qytetare në Obiliq, përcjell InLajmi.
Sipas këtij vendimi PZAP pohon se kjo gjobë është shqiptuar për shkak të thyrjes së heshtjes zgjedhore.
“Në ankesën e pretenduar nga Vetëvendosje pretendohet se kandidati për Kuvend Komunal të Obiliqit, Abdyrrahman Krasniqi dhe Alba Mirena përkrahëse e këtij subjekti, kanë thyer heshtjen zgjedhore duke bërë postime në llogaritë e tyre në Facebook, me përmbajtje elektroale”, thuhet në vendimin e PZAP-së./InLajmi/