Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka pritur në Bruksel grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë për bisedimet për targat e veturave, përcjell InLajmi.
Lajçak ka publikuar një fotografi nga takimi ku ka thënë se grupi punues që u kryesua nga këshilltarët e BE-së, do të takohen në baza të rregullta.
Postimi i plotë i tij:
“Këtë mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve në takimin e parë të Grupit Punues për targat e veturave, siç jemi pajtuar më 30 shtator. Grupi që u kryesua nga këshilltarët e mi do të takohen në baza të rregullta. Unë besoj që ata do të prezantojnë gjetje konkrete për gjashtë muaj”, ka shkruar Lajçak./InLajmi/