Tanimë konkurentët janë ambjentuar me kushtet e reja të jetesës.
Spektaklin e mbrëmjes së sotme ata do duhet të zgjedhin 2 emra dhe arsye për të dërguar në nominim disa prej banorëve të shtëpisë.
Zgjedhja ishte shumë e vështirë për shkak se konkurentët kanë krijuar miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin.
Gjithesesi rregullat e lojës janë të tilla dhe banorët që automatikisht rrezikojnë eleminimin javën e ardhshme janë:
Paloma dhe Semi Jaupaj.
Lideri i shtëpisë i zgjedhur me shumicë votash nga banorët, Iliri, kishte një rol vendimtar në proçeduren e nominimeve të kësaj jave. Atij ju dha mundësia për të nominuar edhe 2 konkurentë të tjerë që do t’i bashkohen listës, përcjell Top Channel.
Iliri vendosi që këto emra të jenë Kledi dhe Arditi.