Presidentja e vendit Vjosa Osmani, në një konferencë të mbajtur për media ka folur në lidhje me nuk me rekomandimet e raportit të Komisionit Europian sa i përket çështjes së Vettingut, mirëpo që kjo e fundit ka thënë se nuk pajtohem me to, përcjell InLajmi.
Osmani ka thënë se mungesa e Vettingut shqetësim serioz dhe jo përmbushja e këtij procesi.
”Nuk pajtohem me këtë konstatim. Mungesa e Vettingut do të ishte shqetësim serioz, e jo përmbushja e këtij procesi”.
Tutje ajo ka shtuar se Vettingu jo që është i rëndësishëm por madje edhe shumë i domosdoshëm.
”Edhe ky konstatim është i gabuar. Përmes këtyre mekanizmave nuk është arritur as ngritja integritetit. Për këto BE ka kritikuar vet për vite të tëra. Prandaj vetting jo vec që është i rëndësishëm por është i domosdoshëm”.
Ndërsa sa i përket verifikimit të pasurisë, Osmani ka shtuar se instrument kyç për këtë çështje do të jetë po ashtu Vettingu.
”Për dallim nga ajo që konstatohet në raport, ky process do të jetë i vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës. Vetting do jetë instrument kyç për verifikimin e pasurisë.Vetting do të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Kjo do duhej të shihej si përpjekja kryesore e institucioneve tona”, ka thënë Osmani.
Si përfundim ajo ka kërkuar medoemos që ky proces jo vetëm të vazhdojë por as të mos ndalet.
”Si presidente e vendit jo vetëm që kërkoj që ky process të vazhdojë e të mos të ndalet, por edhe të përshpejtohet”./InLajmi/