Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se nga data 25 Tetor 2021të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për vulosjen e dokumenteve personale me vulë apostile, tani duhet të bëjnë termin online, përcjell InLajmi.
Për të bërë termin online, qytetarëve u duhet ta vizitojnë këtë faqe: https://mpjterminet.rks-gov.net/
Pasi të kenë hapur faqen e mësipërme dhe të klikojnë datën e caktuar, aty do të shfaqet orari i terminëve të lira për atë ditë, ku duhet të vendosin emrin, mbiemrin dhe numrin personal.
Kërkesa mund të bëhet personalisht, nga anëtari i familjes, apo personi i autorizuar.
Dokumentet për Gjermani dhe Kanada nuk vulosen, as me vulë apostile as legalizuese, thuhet në njoftim./InLajmi/