Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 6.705 doza të vaksinës kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Sipas këtij institucioni, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.514.370 doza të vaksinës.
Njoftimi i plotë i MSH-së:
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.705 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.514.370 doza të vaksinës. Deri më sot 681.450 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë./InLajmi/