Kreu i PDK-së Memli Krasniqi, ka vizituar Komunën e Dragashit, ku është takuar me kryetarin aktual dhe njëherit kandidat për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani, i cili nuk ka arritur t’i fitojë zgjedhjet në raundin e parë, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka thënë se qytetarët nuk janë në dijeni se kush është adresa e zhvillimit të kësaj komune, por që do ta marin vesh në raundin e dytë duke mbështetur vazhdimin e mandatit të kryetarit Shaban Shabani.
‘’ Ai është i tyre dhe me ta, do të vazhdojë të bashkëqeverisë, për ta nxjerrë Dragashin në tjetër nivel”, tha Krasniqi.
Postimi i plotë i tij:
Qytetarët e Dragashit nuk kanë hamendje se kush është adresa e zhvillimit dhe këtë do ta dëshmojnë në raundin e dytë, duke mbështetur vazhdimin e mandatit të kryetarit Shaban Shabani, për zhvillimin dhe transformim e mëtejmë të kësaj komune.
Shabani, jo vetëm që ka qenë kryetar transformues, por edhe bashkëqytetar i afërt e i përkushtuar për njerëzit e mrekullueshëm të Dragashit, me të cilët ka rrugëtuar së bashku në punët e mëdha që janë bërë e në mundësitë që janë hapur.
Sot, ai ka më shumë se kurrë vullnet për të vazhduar misionin e tij për të hapur perspektivë të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e Dragashit. Ai është i tyre dhe me ta, do të vazhdojë të bashkëqeverisë, për ta nxjerrë Dragashin në tjetër nivel.