Një person është gjetur pa shenja jete në Drenas.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të martën.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
“Gllogoc, 19.10.2021 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, ka bërë të ditur policia. /InLajmi/