Policia ka raportuar se është dhunuar një e mitur në Kamenicë, përcjell InLajmi.
E në lidhje me këtë çështje ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi e cila u bëri thirrje Policisë dhe Organet e Drejtësisë të veprojnë për këtë çështje.
Tutje ajo ka shkruar se njerëz si ky nuk kanë vend në shoqërinë tonë.
Ndërsa sipas raportit të policisë, thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe është duke u mbajtur.
Postimi i plotë i saj:
Mjaft është mjaft
E trishtuar me lajmin e tmerrshëm të dhunimit të një vajze të mitur.
Thirrje për Policinë dhe Organet e Drejtësisë, veproni pa mëshirshëm ndaj kriminelëve, njerëz sikur Ky nuk kan vend në shoqërinë tonë, nuk duhet dhe nuk guxojmë të lejojmë të ndodhin raste të tilla.
Ndëshkim dhe drejtësi!/InLajmi/