Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në Shupkovc të Mitrovicës, përcjell InLajmi.
Rastin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti ku ka thënë se në këtë aksident ishin të përfshira 2 vetura dhe janë lënduar 2 persona.
“Nga informacionet e para mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident në Shupkovc. Në këtë aksident janë përfshirë 2 automjete dhe kanë mbetur të lënduar 2 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës”, ka deklaruar Zahiti. /InLajmi/