Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar se ka hasur në një mjet të pashpërthyes përderisa ishte duke e punuar tokën e tij në Shtime, përcjell InLajmi.
Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së në mënyrë të kontrolluar e ka bërë demolimin, shpërthimin e atij mjeti, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
“Fsh. Mollopolc, Shtime 18.10.2021 – 15:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar tokën, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së në mënyrë të kontrolluar e ka bërë demolimin – shpërthimin e ati mjeti”, thuhet në njoftim./InLajmi/