Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se gjatë përvojës së tij të punës janë munduar ta lëndojnë si dhe e kanë tradhëtuar, çuditërisht ata kanë dështuar, përcjell InLajmi.
Përmes një shkrimi në Facebook, Pacolli ka shkruar se të gjitha veprat e këqija si tradhëtia, pabesia, mosmirënjohja, gënjeshtra etj., kthehen gjithmonë.
‘’Unë besoj se njerëzit e mirë shpërblehen dhe të këqinjtë ndëshkohen nga jeta. Herët apo vonë’’, thuhet në postimin e tij.
Postimi i plotë i tij:
“Tradhëtia, pabesia, mosmirënjohja, gënjeshtra, shpifja, gjuha e ndyrë etj. ndikojnë negativisht në kualitetin e jetës dhe kthehen gjithmonë si ”bumerang” në kurriz të secilit. Në përvojën time, njerëzit që më kanë braktisur me dashakeqësi kanë tentuar të më lëndojnë ose më kanë tradhëtuar në jetë, çuditërisht kanë dështuar. Unë besoj se njerëzit e mirë shpërblehen dhe të këqinjtë ndëshkohen nga jeta. Herët apo vonë”, ka thënë Pacolli./InLajmi/