• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 26 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

MSH njofton se javën tjetër shqyrtohen masat e reja dhe do të ketë ndryshime

J G nga J G
20 October 2021
në KRYESORE
0 0
0
MSH njofton se javën tjetër shqyrtohen masat e reja dhe do të ketë ndryshime
0
SHPERNDARJE
21
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Me përmirësimin e gjendjes me pandeminë COVID-19, Ministria e Shëndetësisë nga java e ardhshme do të bëj rishqyrtimin e masave.

Me këtë rast kërkohet që të hiqet ora policore, të zgjatet orari i gastronomisë, të mos përdoret maska kur një person ecën vetëm e të lejohen ahengjet.

Vetëm një rast të infektuar me COVID-19 ka regjistruar Kosova dje nga testimi i mbi 1.000 mostrave. Shifër e ulët e rasteve të reja të infektuara me virus është regjistruar edhe sot e ditëve të kaluara, krahasuar me muajt që lamë pas.

Andaj, me përmirësimin e gjendjes me pandeminë COVID-19 në vend, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që gjatë javës së ardhshme t’i rishqyrtojë masat Anti-COVID.

Zëdhënës për informim në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë për Express se çfarëdo mase që do të merret do të bazohet në vlerësimin e situatës dhe rekomandimet nga institucionet relevante.

“Pas përmirësimit të situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 dhe analizës së rregullt të kësaj situate, pritet që javën tjetër të bëhet rishqyrtimi i masave Anti-COVID-19. Çfarëdo mase që do të merret do të bazohet në vlerësimin e situatës dhe rekomandimeve që vijnë nga institucionet relevante”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva po kërkon që me përmirësimin e gjendjes me pandeminë të hiqet ora policore, të zgjatet orari i punës për gastronominë-hotelierinë dhe të filloj mbajtja e ahengjeve, përfshirë këtu edhe dasmeve.

Ai ka deklaruar se ahengjet duhet të fillojnë të mbahen, por që duhet të ketë kontrolle e të mos lejohen të pavaksinuarit.

“Kërkesat primare tani janë që ne do të kërkojmë zgjatjen e orarit për gastronomi-hotelieri dhe heqjen e orës policore. Këto dyja nuk kanë më kuptim. E 3-ta është edhe fillimi i mbajtjes së ahengjeve, për mos të thënë dasmave nëse ka tek këtu ndonjë, por normalisht me kontroll. Klientët që hyjnë kudoqoftë të pavaksinum, me rezultate negative mos me qenë”, ka thënë ai.

Sogojeva është shprehur se kërkesat e tyre i kanë drejtuar në Ministrinë e Shëndetësisë para 2 ditëve, por që ende nuk kanë marrë përgjigje.

Ai ka thënë se nëse nuk marrin përgjigje edhe më tej, do të gjejnë forma tjera për t’i adresuar ato.

Në anën tjetër, edhe kryetari i Asociacionit të Komunave në Kosovë, Sazan Ibrahimi ka thënë se pasi që situata me pandeminë është përmirësuar janë plotësuar kushtet që të hiqet ora policore e që personat që ecin vetëm të mos bartin më maskë.

Megjithëse, ai ka ftuar qytetarët që të imunizohen në mënyrë që sa më shpejt të lirohemi nga masat në tërësi dhe t’i kthehemi jetës normale.

“Ne mendojmë që gjatë kësaj jave duhet të zhvillohet takimi me nivelin qendror ku kërkesat janë që pasi që situata me pandeminë është përmirësuar dukshëm, që janë plotësuar kushtet që ora policore të hiqet, e sidomos personat që ecin vetëm mos ta bartin maskën se edhe në rajon po shohim që në ambiente të jashtme bartja e maskës nuk është e obligueshme”, ka thënë ai.

Ibrahimi është shprehur se në takimet e fundit që kanë mbajtur me ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë, u është thënë se do të shqyrtohen seriozisht kërkesat e tyre, përfshirë edhe heqja e orës policore.

“Ne në baza 2 javore e kemi takimin. Shpresojmë që situata do të jetë kështu. Në takimin e fundit që e kemi pasur me ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë na ka premtuar që kërkesat e komunave do të shqyrtohen seriozisht dhe besojmë që ka ardhur koha për ndërmarrjen e këtyre hapave. Shkolla s’ka trend të rritjes të infektimeve që është pozitive e po shihet edhe pse kemi pas fushatë parazgjedhore numri i të infektuarve nuk po rritet”, ka shtuar ai.

Kujtojmë që së fundmi ka rënë numri i rasteve të infektuara me COVID-19. Derisa vendi regjistronte qindra e edhe mijëra raste të reja me këtë virus, dje pas një kohe të gjatë në vend ka rezultuar pozitiv me koronavirus vetëm një rast.

Me rënien e rasteve të infektuara me COVID-19 ka rënë edhe numri i pacientëve të hospitalizuar.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur sot se 68 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet rajonale, 3 prej të cilëve në kujdesin intensiv dhe 34 me oksigjeno-terapi.

 

Tags: KoronavirusiMasat e reja anti-CovidMSH
Postimi i mëparshëm

Elefanti sulmoi brutalisht krokodilin pasi që ia ndjeki të voglin nga pas

Postimi tjetër

Video/Stërvitje ekstreme e ushtarëve në praninë e Kim Yung-ut

Të ngjajshme Postime

Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet
KRYESORE

Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

25 September 2025
Ismaili i bindur për fitoren në Prishtinë: Mbështetja do të jetë qytetare, jo partiake
KRYESORE

Ismaili i bindur për fitoren në Prishtinë: Mbështetja do të jetë qytetare, jo partiake

25 September 2025
Fushata zgjedhore: Mbi 20 mijë euro gjoba për kandidatë e parti politike
KRYESORE

Fushata zgjedhore: Mbi 20 mijë euro gjoba për kandidatë e parti politike

25 September 2025
Rohde: Të merret seriozisht dialogu, Kosova ta formojë qeverinë e re
KRYESORE

Rohde: Të merret seriozisht dialogu, Kosova ta formojë qeverinë e re

25 September 2025
Kadrijaj: Presim vendim të qartë nga Kushtetuesja, do ta respektojmë çfarëdo që të jetë ai
KRYESORE

Kadrijaj: Presim vendim të qartë nga Kushtetuesja, do ta respektojmë çfarëdo që të jetë ai

25 September 2025
Osmani takohet me Kallas në New York, i kërkon heqjen e masave të BE-së që ia vendosi Kosovës
KRYESORE

Osmani takohet me Kallas në New York, i kërkon heqjen e masave të BE-së që ia vendosi Kosovës

25 September 2025
Postimi tjetër
Video/Stërvitje ekstreme e ushtarëve në praninë e Kim Yung-ut

Video/Stërvitje ekstreme e ushtarëve në praninë e Kim Yung-ut

Lajmet e fundit

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

25 September 2025
Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

25 September 2025
Ismaili i bindur për fitoren në Prishtinë: Mbështetja do të jetë qytetare, jo partiake

Ismaili i bindur për fitoren në Prishtinë: Mbështetja do të jetë qytetare, jo partiake

25 September 2025
Fëmija po ju “teston durimin”? Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë t’i përballoni me qetësi disa situata

Fëmija po ju “teston durimin”? Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë t’i përballoni me qetësi disa situata

25 September 2025
Leoni: Do të jap gjithçka nga vetja për t’u rikthyer të luaj në ‘Anfield’-in magjik

Leoni: Do të jap gjithçka nga vetja për t’u rikthyer të luaj në ‘Anfield’-in magjik

25 September 2025
Fushata zgjedhore: Mbi 20 mijë euro gjoba për kandidatë e parti politike

Fushata zgjedhore: Mbi 20 mijë euro gjoba për kandidatë e parti politike

25 September 2025
Aeroplanët luftarakë amerikanë u ngritën urgjentisht për të kapur aeroplanët luftarakë rusë pranë Alaskës

Aeroplanët luftarakë amerikanë u ngritën urgjentisht për të kapur aeroplanët luftarakë rusë pranë Alaskës

25 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu