Policia e kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Skenderaj pas dyshimit se ka gjuajtur me armë zjarri gjatë ditës kur u mbajtën edhe zgjedhjet lokale në Kosovë, në komunën e Skenderajt pas publikimit të rezultateve preliminare pati të shtëna me armë në shenjë feste, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë rast, policia ka arritur ta arrestoj të dyshuarin mashkull.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar 18 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.
“Pas një pune hetimore me datë 18.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është sekuestruar një revole me një karikator dhe pesë fishek. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /InLajmi/