Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka parashikuar zgjedhje të reja nacionale e të pashmangshme në pranverë, përcjell InLajmi.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se këto zgjedhje do të jenë të pashmangshme nëse Vetëvendosje humb në balotazh në Prishtinë dhe në Prizren.
Tutje Tërmkolli ka ironizuar me Kurtin duke i thënë se njëherë mundesh por pastaj s’mundesh.
“Njëherë, edhe mundesh, por pastaj s’mundesh! Nëse Albin Kurti me VV-në, në balotazh humbin në Prishtinë dhe Prizren, del se zgjedhjet nacionale bëhen të pashmangshme në pranverë”, ka shkruar ajo./InLajmi/