Komisioni Qendror të Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave për komunën e Drenasit, përcjell InLajmi.
Sipas këtyre rezultateve, Drenasi shkon në balotazh.
Pas një muaji, Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Driton Ajazi i DD-së do të përballen edhe një herë për tu ulur në karrigen e kryetarit të kësaj komune.
Lladrovci prinë me 45.62%, ndërsa Ajazi 30,74 %. Kryetari aktual, Ramiz Lladrovci ka 3.305 vota më shumë se Ajazi./InLajmi/
