Pas numërimit të votave në komunën e Prizrenit nga KQZ, duket se kjo komunë do të shkojë në balotazh, përcjell InLajmi.
Qytetarëve do t’iu duhet të dalin përsëri në votime për shkak se asnjëri nga kandidatët për kryetar, nuk ka arritur të marrë 50 % të votave.
Kandidati nga Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka grumbulluar 40.43% të votave.
Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj mblodhi gjithsej 31.10% të votave./InLajmi/
