Gjatë një muaj sa zgjati fushata pati përplasje sa i përket se kush do ta fitonte komunen e Mitrovicës Agim Bahtiri nga LVV-ja apo Bedri Hamza nga PDK-ja, shkruan InLajmi.
Votuesit të dielen e dhanë verdiktin final duke e ndëshkuar Bahtirin dhe duke i hapur rrugë Hamzës për një mandat 4 vjeçar qeverisje.
Bedri Hamza, ka marrë 54.77% të votave nga 89.22% të numëruara nga KQZ-ja.
Pas tij radhitet kandidati i VV-së për Mitrovicën, Agim Bahtiri, me 33.65% e për këtë ka reaguar analisti politik Imer Mushkolaj ku ka ironizuar deklaraten disa ditë më të Glauk Konjufcës nga Vetëvendosje ku Agim Bahtirin e ka quajtur akademik për kandidatët e tjerë për këtë komunë.
“ Goditje “akademike” në Mitrovicë ”, ka shkruar Mushkolaj!