Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ngujuar në zyrat e Vetëvendosjes për të mos dalë para gazetarëve, ani pse të fundit po e presin që disa orë për një prononcim lidhur me zhvillimet fundit rreth zgjedhje lokale.
Gjatë tri orëve të fundit mediat kanë pritur Kurtin para zyrave të Vetëvendosjes në Prishtinë, megjithatë kryeministri ka zgjedhur të mos dalë.
Nga Vetëvendosje në konferencë për media para gazetarëve ka dalë zyrtarja e lartë e VV-së Fitore Pacolli.
Për dallim nga Kurti, homologët e tij, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Memli Krasniqi i PDK-së, kanë dalë para gazetarëve për të treguar informacionet e fundit që partitë e tyre kanë marrë nga terreni.
Abdixhiku njoftoi para mediave se do të shkojë në Podujevë për të festuar fitoren e LDK-së atje, edhe pse ende nuk dihet fituesi deri të numërohen të gjitha votat, për shkak se atje po shkon garë e ngushtë në mes VV-së dhe LDK-së.
Ndërsa Krasniqi i PDK-së tha se në pesë komuna partia e tij fiton pa balotazh, ndërkohë që në rundin e dytë të zgjedhjeve presin t’i fitojnë edhe 7 komuna të tjera.
Për rezultatin e zgjedhjeve lokale, Vetëvendosja ka zgjedhur që para gazetarëve të mos dalë Kurit, por Fitore Pacolli.
Kjo e fundit ende insiston se Vetëvendosje është fituese e këtyre zgjedhjeve, edhe pse asnjë komunë deri tash nuk e ka fituar pa balotazh, raporton EO.
Vetëvendosje po fiton në Prishtinë dhe Prizren, ndërsa në Shtime, Gjilan, Podujevë dhe Kamenicë, kjo parti po zhvillon garë të ngushtë me kundërshtarët e vet.