Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat pas numërimit të 99.52% të votave në Prishtinë. Sipas këtij rezultati, Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje prin me 42.26%, ndërkaq pas tij vije Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 29.34%.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve, pas një muaji, në kryeqytet.


Ndryshe, në vendin e tretë në Prishtinë është renditur kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, me 21.61%, apo 18.23 vota.
I 4-ti në kryeqytet renditet Daut Haradinaj i AAK-së, me 3.850 vota, apo 4.82%.