Kreu i LVV-së dhe njëkohësisht edhe kryeministri i vendit Albin Kurti, nuk e pranon humbjen dhe insiston se partia e tij doli e para në zgjedhjet që u mbajtën dje, përcjell InLajmi.
Ai shkroi në Facebook se LVV ka fituar në zgjedhjet parlamentare si dhe ato të djeshmet lokale.
Kujtojmë se partia e Kurtit është në balotazh me 12 komuna në vend.
Postimi i plotë i Kurtit:
Në zgjedhjet parlamentare:
12 Dhjetor 2010 – Lëvizja VETËVENDOSJE! e treta në nivel vendi
6 Tetor 2019 – LVV e para
14 Shkurt 2021 – LVV mbi 50%.
Në zgjedhjet lokale:
3 Nëntor 2013 – LVV e katërta në nivel vendi
22 Tetor 2017 – LVV e treta
17 Tetor 2021 – LVV e para.
Ju falemnderit qytetarë të dashur. Vazhdojmë në raundin e dytë në 12 komuna më 14 Nëntor 2021./InLajmi/