Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka lavdëruar kandidatin e partisë së tij Uran Ismaili duke thënë se ai i dha kryeqytetit zemër dhe dashni, duke frymëzuar mijëra qytetarë, përcjell Inlajmi.
Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se ai është fituesi i zemrave dhe respektit të qytetarëve të Prishtinës, duke u bërë model për të ardhmen që ne do ta ndërtojmë
“Ai është fituesi i zemrave dhe respektit të qytetarëve të Prishtinës, duke u bërë model për të ardhmen që ne do ta ndërtojmë, sepse vërtetë Urani na dëshmoi se Prishtina na bashkon.”, shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë i tij:
Uran Ismaili gjithmonë e ka dashur me zemër Prishtinën. Në këto zgjedhje ai i dha kryeqytetit zemër dhe dashni, duke frymëzuar mijëra qytetarë, për ta parë Prishtinën jo vetëm si komunë, por si shtëpi, si mundësi e si të ardhme.

Me vullnetin e tij të madh, ai ka rrezatuar lidhjen që i duhet qytetit me politikën, ku që të dyja janë në funksion të qytetarit. Ai është fituesi i zemrave dhe respektit të qytetarëve të Prishtinës, duke u bërë model për të ardhmen që ne do ta ndërtojmë, sepse vërtetë Urani na dëshmoi se Prishtina na bashkon.
Falemnderit Uran që i dhe shpirt e ngjyra qytetit tonë!/InLajmi/