3 persona janë rrahur mes vete dje në Fushë Kosovë, si pasojë e rrahjes të 3 kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK, përcjell InLajmi.
Deri te rrahja ka ardhur si shkak i një mosmarrëveshjeje.
Njëri nga ta është dërguar në mabjtje, ndërsa 2 të tjerët po qëndrojnë në QKUK dhe po ruhen nga policia.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
VRASJE NË TENTATIVË / Fushë Kosovë, 16.10.2021 . Është raportuar se 3 të dyshuar meshkuj kosovarë kanë pranuar trajtim mjekësor, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit pas trajtimit mjekësor është intervistuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa 2 të tjerët janë duke qëndruar në QKUK dhe gjenden në përkujdesje –sigurim të policisë. Rasti është duke u hetuar. /InLajmi/