Edhe Uran Ismajli, kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar për kryetar të komunave dhe Kuvend Komunal, raporton InLajmi.
Votën e tij ai e ka hedhur në shkollën ‘’Ismail Qemali’’ në kryeqytet.
Ismaili qe i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Arizona. /InLajmi/