Kandidati i AAK-së në Deçan, Bashkim Ramosaj ka votuar në vendlindjen e tij, duke i uruar qytetarët deçanas për zgjedhjet, përcjell InLajmi.
Ramosaj tutje ka shkruar se ka përgëzuar çdo secilin për kulturën e lartë, respektin dhe kujdesin e treguar gjatë gjithë fushatës zgjedhore.
Ai gjithashtu ka thënë se edhe sot kërkon nga deçanasit të tregojnë maturi, respekt e kulturë të lartë njerëzore, në shërbim të demokracisë dhe respektit të ndërsjellë qytetarë.
Postimi i plotë i tij:
Sot, Deçani si e tërë Kosova voton!
Qytetarë të dashur të Deçanit urime zgjedhjet!
Ju përgëzoj për kulturen e lartë, respektin dhe kujdesin e treguar gjatë gjithë fushatës zgjedhore, ju ftoj qe edhe sot, të tregoni maturi, respekt e kulturë të lartë njerëzor, në shërbim të demokacisë dhe respektit të ndërsjellë qytetarë!
Qytetarë të dashur, ju ftoj të dilni në zgjedhje, ta shfrytëzoni të drejtën kushtetuese për të votuar!
Urime zgjedhjet, e dalshim faqebardhë!
BR /InLajmi/