Kandidatja e VV-së Mimoza Kusari-Lila, ka shfrytëzuar të drejtën e saj për votë të lirë në zgjedhjet lokale, përcjell InLajmi.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se ka votuar për Gjakovën dhe të ardhmen e saj, duke i ftuar të gjithë qytetarë që të dalin në zgjedhje.
Postimi i saj i plotë:
Ditë e bukur për demokracinë sot në Kosovë 🇽🇰
Unë votova për Gjakovën dhe të ardhmen e saj.
Dilni votoni, rezultati i zgjedhjeve përcaktohet vetëm nga ata që dalin të votojnë.
Për Gjakovën tonë./InLajmi/