Kryeministri i vendit Albin Kurti ka shfrytëzuar të drejtën për të hedhur votën e tij, raporton InLajmi.
Në një fjalim për media Kurti ka inkurajuar të gjithë qytetarët e Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë moment për të votuar dhe, që t’i përdorin mundësitë e barabarta që i kanë.
“ Si qytetar i Republikës së Kosovës dhe si banor i kryeqytetit, sapo ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira e demokratike.
Qytetarët e Republikës së Kosovës, anë e mbanë të komunave të shtetit tonë, sot vendosin se kush do të vendos, pra përcaktojnë se kush do t’i udhëheq dhe përfaqesuesit e tyre.
Si kryeministër i Republikës së Kosovës, i inkurajoj të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë moment barazie, që t’i përdorin mundësitë e barabarta që i kanë.
Unë bashkë me qeverinë tonë do të punoj dhe bashkëpunoj shumë ngusht në e komunvae, 4 vite mbara e të mira i presin qytetarët e Republikës së Kosovës anë e kënd Kosovës në të gjitha komunat ku ata jetojnë, punojnë e banojnë”, ka thënë Kurti. /InLajmi/