Kreu i PDK-së Memli Krasniqi, ka hedhur votën e tij në Zgjedhjet Lokale, raporton InLajmi.
Krasniqi para mediave ka thënë se këto zgjedhje janë për qytetarët dhe jo për politikanët.
“Ky obligim qytetar para së gjithash bëhet si qytetar. Shpresoj që të gjithë qytetarët do të ushtrojnë të drejtën e tyrë për të zgjedhur kandidatët më të mirë. Besoj fuqishëm se Zgjedhjet Lokale janë për qytetaret jo për politikanet dhe shpresoj shumë qe do kemi nje ditë të mirë që demokracia do të jetë fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Krasniqi para mediave.