Edhe kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ushtruar të drejtën e votës së lirë në zgjedhjet lokale, raporton InLajmi.
Hamza po shoqërohej nga familja e tij, ku ka votuar në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë.
Para mediave, Hamza iu bëri thirrje qytetarëve të Mitrovicës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“U bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Mitrovicës të votojnë, gjithçka ishte në rregull, uroj që gjithçka të përfundoj mirë”, tha Bedri Hamza./InLajmi/