Kjo ka ngjallur reagim edhe nga Mbrojtësit e konsumatorëve dukë thënë se kjo rritje e çmimeve esenciale është e papërballusheme, ndonësë sipas tyre jemi në një kohë krize.
Në njoftimin thuhet se konsumatori nuk mund të duroj rritje të pa justifikuar të çmimeve.
Sipas tyre shteti duhet të ndërhyjë me politika lehtësuese si lirimin e akcizës së naftës, krijimin e Fondit të Konsumatorëve të Cenuar në fushën e energjisë elektrike, përgatitjen dhe lëshimin e kuponëve ushqimor për qytetarët në nevojë dhe monitorimin e shtuar të tregut.
“I bëjmë thirrje tregtarëve që të mos shfrytëzojnë situatën e tregjeve ndërkombëtare për abuzime në treg”, thuhet në postimin e tyre. /InLajmi/