Pas shumë mandateve në komunën e Shtimes, Naim Ismajli nga radhët e PDK-së po rrezikon ta humbasë Shtimen, kjo për shkak se gara e ngushtë me Qemajl Aliun të LVV-së po ia vështirëson këtë fitore, përcjell InLajmi.
Ismajli sipas të dhënave të KQZ-së të orës 20:47, ka marrë 46.23% të votave teksa Qemajl Aliu 42.21% të votave.
I treti në këtë komunë me rezultat është Bedri Zeqiri i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 11.56% të votave të numëruara./InLajmi/