Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të një personi i cili ka penguar në procesin zgjedhor në Suharekë, përcjell InLajmi.
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka bërë të ditur se qytetëri ka rezistuar që t’i nënshktohet procedurave zgjedhore, i njëjti është arrestuar nga policia dhe është ndëruar në ndalim për 48 orë.
“Një person ndalohet në Suharekë në kordinim me prokurorin e shtetit për pengim në procesin zgjedhor. Qytetari ka rezistuar që t’i nënshtrohet procedurave zgjedhore, ka dëmtuar aparatin e duarve, pastaj me anëtarin e KQZ-së është fjalosur. Me urdhër të Prokurorit i njëjti ndalohet për 48 orë”, ka deklruar Gashi. /InLajmi/