Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, sot pas votimit në Shkollën Teknike në veri të Mitrovicës u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë në mënyrë masive.
Ai ka thënë se të gjitha qendrat janë hapur me kohë dhe çdo gjë po shkon në rregull.
“Siç po e shihni qytetarët po marrin pjesë në mënyrë masive për të zgjedhur përfaqësuesit. Ftoj të gjithë të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës duke respektuar masat kundër COVID-19”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Lista serbe në mënyrë të organizuar kanë dalë për të votuar.