Shefi i Shtabit të PDK-së për Prizren, Kujtim Gashi, në një konferencë për media ka thënë se deri më tash kanë marrë mjaft vota, mirëpo po presin me padurim deri në daljen e rezultateve përfundimtare, raporton InLajmi.
Ai tha se sot ishte një ditë e mirë por jemi të bindur që edhe mbrëmja do të jetë po aq e tillë.
“Jemi duke pritur qe të numerohet çdo votë në kuti të votimit dua të ju falenderoj për mbështetjen që keni treguar për ne gjatë një muaji”, tha Gashi.
“Nga situata që po shohim momentalisht në terren, ne kemi marrë shumë vota po e presim me padurim rezultatin”, tha Gashi.
Tutje Gashi tha se vullneti i vërtetë i qytetarëve ndodhet ende në kutitë e votimit, duke i falënderuar të gjithë mbeshtetësit, si dhe asamblistët./InLajmi/