Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale.
Deri në orën 16:00 në vend kanë votuar 26,89 për qind apo 506 mijë e 997 qytetarë.
Ndërsa, në kryeqytet deri në orën 16:00 kanë votuar 28,45 për qind apo 55 mijë e 747 qytetarë me të drejtë vote.
Komunat me shumicë serbe edhe më tej po prijnë sa i përket shfrytëzimit të drejtës për të votuar.
Në komunën e Zveçanit deri tani kanë votuar 56.91% apo 3.915 qytetarë, në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 55,03% apo 9.751, në komunën e Ranillugit kanë votuar 40,68% apo 1.987 qytetarë, në Partesh kanë votuar 36,30% apo 1.662, në Kllokot kanë votuar 37.50% apo 1.378 qytetarë, përcjell Gazeta Express.
Ndërsa, në Prizren kanë votuar 20.81% apo 36.078 qytetarë, në Ferizaj 25,65% apo 28.720 qytetarë, në Gjakovë 24,32% apo 27.517 qytetarë, në Gjilan kanë votuar 26,58% apo 26.866 qytetarë, në Mitrovicën e Jugut kanë votuar 24,95% apo 19.601 qytetarë dhe në Pejë kanë votuar 23,14% apo 25.236 qytetarë.