Gazetarja e Klan Kosovës, bashkë me operatorin, janë penguar që të bëjnë punën e tyre në shkollën “Sveti Sava” të Plemetinit në Obiliq, nga menaxherja serbe e këtij vendvotimi.
Menaxherja disa herë i ka kërkuar ekipit të Klan Kosovës që ta dalin nga vendvotimi në mënyrë verbale dhe joverbale.
“Kurrfarë gazetarë, kurrfarë televizioni nuk guxojë të hyjë brenda”, thotë menaxherja.
Megjithatë ekipi nuk ka pranuar të lirojë sallën pasi që kanë pasur lejen nga KQZ që të inspektojnë në çdo vendvotim të Republikës së Kosovës.