Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, e ka fituar pa balotazh me 50.30% garën për këtë komunë sipas Exit Poll-it të prezantuar në Klan Kosova.
Kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje Adnan Rrustemi, i ka fituar 25.20%.
Hyzer Rizani, i Partisë Demokratike sipas këtij Exit Poll-i ka 20.00 %.
Ndërkaq Bashkim Budakova nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka 4.50%.




















