Sot nëpër komunat e Kosovës po mbahen zgjedhjet lokale, ku qytetarët me të drejtën e lire të tyre do të zgjedhin kryetarët e 38 komunave, përcjell InLajmi.
E jo më pak se të rinjtë, për të votuar po dalin edhe pleqtë.
E moshuara 109 vjeçare nga Prizreni, ka kryer obligimin e saj duke e hedhur votën për kryetar të komunës.
Në fotografinë e qytetarit Florian Mustafa, të postuar në Facebook shkruhet “E kryeti obligimin qytetar Nena Plak 109 vjeçare”, ku shihet në foto e moshuara.
Ndryshe deri në orën 16:00 në vend kanë votuar 26,89 për qind apo 506 mijë e 997 qytetarë./InLajmi/