Kandidati i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës për Prishtinë, Daut Haradinaj ka votuar në Fakultetin Filologjik, raporton InLajmi.
Haradinaj pas votimit ka thënë se kjo ditë është një ditë feste për Kosovën duke theksuar se edhe procesi i votimit po shkon në rregull.
“Edhe njëherë Prishtinës urime. Sot është një ditë feste dhe siç po e shihni procesi po shkon shumë i qetë. Lus qytetarët e kryeqytetit ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të bëhen pjesë e ndryshimit që të gjithë e dëshirojmë”, ka deklruar Haradinaj. /InLajmi/