Kandidati për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari ka treguar arsyen se përse ai dhe familja Jashari bënë homazhe te varrezat në Prekaz, para se të votojnë, raporton InLajmi.
Ai para mediave tha se arsyeja është se falë këtyre dëshmorëve ne sot jetojmë të lirë, punojmë, krenohemi që kem shtetin tonë.
“Bëm homazhe para se të shkojmë tek kutitë e votimit. Arsyeja është se fal këtyre dëshmorëve ne sot jetojmë të lirë, punojmë, krenohemi që kem shtetin tonë, ne sot duhet ta nderojmë e respektojmë të kaluarën tonë, që t’i tregojmë gjeneratave të reja që në çdo ditë duhet ta respektojmë të kaluarën”, tha ai.
Ndryshe, familja Jashari do të votojë në shkollën “Ilir Lushtaku”, në Prekaz./InLajmi/