Policia e Kosovës k njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar që i ka goditur 2 persona këmbesor duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia, përcjell InLajmi.
Sipas policisë i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas arrestimit të tij me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policise së Kosovës:
Më 16.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti derisa ka qenë duke drejtuar automjetin, nga pakujdesi i ka goditur dy këmbësor (një femër dhe një mashkull kosovarë) dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Viktimat janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /InLajmi/