Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku në një konferencë për media ka thënë se kjo kulturë e lartë qytetare na bënë të gjithëve fitues, raporton InLajmi.
Tutje ai tha se këtë mbrëmje të 17 Tetorit e sheh si datë të rikthimit të madh të paralajmëruar tash e sa kohë.
“Ky rikthim për të gjithë ne është arritje, por duhet të ushtrojmë shumë kujdes”, është shprehur Abdixhiku.
Ai i përmendi të gjitha komunat fituese me kryetarët e tyre.
“Në raund të parë në Pejë me kryetar Gazmend Muhaxheri, në Lipjan me kryetar Imri Ahmeti, në Fushë Kosovë me kryetar Burim Berishën, dhe jemi duke prirë në Gjilan dhe në Podujevë- Llap me rikthimin tonë të madh”, tha ai.
“Në këto zgjedhje LDK-ja ka fituar në plotë 11 komuna të Kosovës”.
Abdixhiku tha se festën do ta vazhdojmë ne Llap.
Gjithashtu ai i uroj të gjithë kandidatët e të gjitha komunave të të gjitha partive./InLajmi/