Gjatë paraditës së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpërndajë materialin kryesor të Zgjedhjeve Lokale 2021.
Lajmi është konfirmuar për Ekonomia Online nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Pjesë e këtij materiali janë edhe fletëvotimet. Në çdo vendvotim do të ketë 2 lloje të fletëvotimeve për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe për zgjedhjet për Kuvende Komunale.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, për Zgjedhjet Lokale 2021.