Sot bëhen 24 vjet që nga rënia heroike e dëshmorit të kombit Gjeneral Adrian Krasniqi, shkruan InLajmi.
Adriani ra heroikisht, më 16 Tetor të vitit 1997 gjatë një sulmi në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë afër Pejës.
Gjeneral Adrian Krasniqi është lindur më 11 Tetor të vitit 1972. Rënia e tij ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe dhe është ushtari i parë i rënë me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me rastin e këtij sulmi të UÇK-së, policia serbe kishte publikuar një video./InLajmi/