Vendet me përqindjen më të lartë të qytetarëve që jetojnë në kufirin e varfërisë janë Rumania (35.8 %), Bullgaria (33.6 %), Greqia (27.5%) dhe Spanja (27%)
Rreth 100 milionë qytetarë në Bashkimin Evropian u përballën me rrezikun e varfërisë vitin e kaluar.
Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar të dhëna për qytetarët që jetojnë në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social në vendet e BE-së në vitin 2020.
Sipas kësaj 21.9% e qytetarëve në BE u përballën me rrezikun e varfërisë ose përjashtimit social vitin e kaluar ndërsa gjithsej 96.5 milionë qytetarë në vendet e BE-së jetonin në kufirin e varfërisë.
Vendet me përqindjen më të lartë të qytetarëve që jetojnë në kufirin e varfërisë janë Rumania (35.8 % Bullgaria (33.6%), Greqia (27.5 %) dhe Spanja (27 %).
Vendet me varfërinë më të ulët ose shkallën e përjashtimit social ishin Çekia me 11.5%, Sllovakia me 13.8%, Sllovenia me 14.3% dhe Holanda me 15% , transmeton Anadolu Agency (AA).
Shkalla e varfërisë në fjalë u regjistrua si 22.5 % në Gjermani, 18.9 % në Francë dhe 20.4% në Belgjikë.