Policia e Kosovë ka njoftuar se është raportuar për një vjedhje në një restorant në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, shkruan InLajmi.
Në raportin e policisë thuhet se ankuesi mashkull ka raportuar se i është vjedhur çanta e krahut në të cilën ka pasur gjëra personale si portofolin me para, kartela bankare, dokumente identifikuese, çelësat e veturës dhe të shtëpisë, telefonin, si dhe një orë dore.
Policia ka bërë të ditur se ky rast është duke u hetuar.
“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë, 15.10.2021-21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se deri sa ka qenë duke qëndruar në restorant, ka vërejtur se i mungonte çanta e krahut në të cilin ka pasur portofolin me para, kartela bankare, dokumente identifikuese, çelësat e veturës dhe të shtëpisë, telefonin, si dhe një orë dore”, njofton Policia. Policia bën të ditur se rasti mbetet nën hetime. /InLajmi/