Kryeshefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj ka njoftuar se materialet zgjedhore janë shpërndarë në të gjitha komunat e Kosovës, përcjell InLajmi.
Ai ka bërë të ditur se po bëhen vetëm kontrollet e fundit dhe se në rast nevoje të mungesës së ndonjë materiali, do t’u dalin në ndihmë komunave.
“Të gjitha materialet janë shpërndarë në të gjitha komunat e territorit të Republikës së Kosovës dhe tani jemi duke i bërë kontrollet e fundit, në mënyrë që në rast se ndonjë material mungon, të mund t’i përkrahim të gjitha komunat”, u shpreh Ahmetaj.
Tutje ai ka njoftuar se kanë pranuar 5 mijë e 649 pako të supozuara me fletëvotime.
“Votimi jashtë vendit ka nisur më 15 Shtator u mbyllë më 15 Tetor. Janë pranuar 5,649 pako të supozuara me fletëvotime, të gjitha janë tërhequr nga posta zyrtare, qendrat tranzitore dhe postat e tjera të shpejta”, ka thënë ai./InLajmi/